Tuchel nuk i kursen elozhet: Shqipëria është e fortë, shihemi në Botëror!

Tuchel nuk i kursen elozhet: Shqipëria është e fortë,

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, foli pas duelit ndaj Shqipërisë, ku nuk i kurseu elozhet ndaj kuqezinjve.

Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, ai u shpreh: “Nuk ishte e thjeshtë. Ishte një ndeshje e vështirë, siç e kemi parashikuar.

Shqipëria është e fortë, ka pësuar 5 gola, 4 nga ne. Ka stadium të mirë, skuadër me cilësi dhe trajner të mirë. Skuadra ka bërë progres, ka mundësi për të bërë më mirë.

Jam shumë krenar për rekordin, e 0 golave të pësuar. Është e mundur të shihemi në Kupën e Botës, i kemi të gjitha mundësitë dhe kualitetet. Ishte e rëndësishme të shënonim golin e parë të ndeshjes, morëm një avantazh të jashtëzakonshëm dhe arritëm ta menaxhonim”, u shpreh Tuchel.

EMISIONET