Triumfi ndaj Letonisë, Hysaj: Duhet të jemi më të qetë, ndaj Serbisë të shikojmë ç’do ndodhë...
Nga Klaudio Pulaj Përditësimi i fundit 10 Shtator 2025, 11:44
Mbrojtësi legjendar i kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj pas fitores ndaj Letonisë shprehu kritika për shokët e tij të skuadrës, teksa tha se duhet të jemi më të qetë në fushën e lojës.
Elseid Hysaj: Duhet të jemi të qetë dhe ta përgatisim pak më mirë pjesën e sulmit. Nuk mund të rrim 90 minuta me 1-0. Shpresojmë ta përmirësojmë sa më shpejt.
Duhet të koncetrohemi në ndeshjen me Serbinë. Besoj që të jemi të kënaqur, ne luajtëm shumë mirë, kishim raste për të shënuar. Duhet ta marrim pozitivitisht, kemi bërë një ndeshje të bukur.

