Transferimi i Ziyech te PSG dështoi për një arsye që nuk do ta besoni

Transferimi i Ziyech te PSG dështoi për një arsye që nuk do

Chelsea finalizoi disa goditje në hyrje dhe në dalje të merkatos dimërore por një emër në veçanti mund të konsiderohet më i pafati në radhët e bluve të Londrës. Bëhet fjalë për Hachim Ziyech, lojtari maroken që u mendua se e finalizoi transferimin te PSG, por në momentet e fundit gjithçka dështoi dhe në mes ka ngelkur një hije mjegulle për shkaqet që çuan në këtë dështim.

Nga Franca nuk vijnë lajme të mira për sulmuesin e Chelsea-t i cili nuk mundi të regjistrohej në kohe te skuadra pariziene dhe Ligue 1 nuk e ka pranuar apelin e tij.

Ditën e fundit të merkatos e kaloi në Paris në pritje që klubet të gjenin gjuhën e përbashkët për transferimin. Palët arritën të binin dakort për huazimin e Hachim deri në fund të sezonit ndërsa ai për të mos humbur kohë iu nënshtrua edhe testeve mjekësore duke i kaluar me sukses.

Por pak para mesnatës, sulmuesi mori një lajm që nuk do të kishte dashur ta dëgjonte asnjëherë pasi letrat për kompletimin e marrëveshjes nuk mbërritën në kohë dhe me mbylljen e merkatos, PSG nuk kishte asnjë mundësi për ta zyrtarizuar. I vetmi fajtor në këtë mes është Chelsea që në luftë me kohën për të transferuar Fernandez, e la pas dore çështjen e Ziyech. Klubi londinez çoi në Paris plot tre herë letrat e gabuara.

 

 

EMISIONET