Transferim i çuditshëm, futbollisti 36-vjeçar që ka fituar 26 trofe zgjedh të luajë në Qipro

David Luiz i ka surprizuar të gjithë, teksa ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në futbollin qipriot.
Fituesi i 26 trofeve të rëndësishme në karrierën e tij, është bashkuar me ekipin e Pafos, duke u transferuar si lojtar i lirë nga brazilianët e Fortalezes.
David Luiz, është rikthyer papritur në Europë për të luajtur për Pafos në Qipro, drejtor sportiv i së cilës është ish-lojtari i Udinezes, Kristiano Giareta.
Bëhet me dije se braziliani, tashmë në moshë 36-vjeçare, ka firmosur një kontratë deri në vitin 2027-të.
Ky transferim shënon momentin më historik në futbollin qipriot, mbërritjen e një superylli global, emri i të cilit ka jehuar në stadiumet më të mëdha në botë.

