Trajneri Gasperini del hapur: Koopmeiners nuk stërvitet më me ne, ka kërkuar largimin te Juventusi!

Trajneri Gasperini del hapur: Koopmeiners nuk stërvitet më me ne, ka

Koopmeiners është gjithnjë e më pranë transferimit te Juventusi. Pak ditë nga finalja e Superkupës së Europës, Atalanta ka njoftuar se futbollisti holandez ka kërkuar transferimin te skuadra e bardhezinjve dhe nuk do të luajë më me bergamaskët. Konfirmimi ka ardhur nga trajneri Gasperini.

“Situata ka shkuar mirë deri në javën e kaluar. Koopmeiners ka kërkuar të largohet te Juventusi. Ai ka një akord me Juven dhe ndihej i stresuar. Me këtë sjellje s’mund të jetë më i vlefshëm për skuadrën tonë. Kam vendosur që të mos luajë dhe të mos stërvitet më me ne”, tha Gasperini.

Bardhezinjtë tashmë duhet të bëjnë një ofertë më të lartë se 50 milionë euro për të gjetur akordin e munguar me Atalantën. /R.Lika/

EMISIONET