Trajneri Flick: Lamine Yamal e di se çfarë pres prej tij…

Në moshën 17-vjeçare, talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, shkëlqeu në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit (3-3), deri në atë pikë sa që nxiti edhe më shumë krahasimet me Lionel Messin.
Por trajneri i tij Hansi Flick e konsideron këtë të parakohshme, ndërkohë që mbron talentin e tij të ri. “Lamine e di se çfarë pres prej tij. Për të luajnë në atë nivel, duhet ta tregosh vazhdimisht. Nuk është vetëm një ndeshje. Kjo është ajo që pres nga Lamine Yamal.
Çdo lojtar ka potencialin të bëhet gjithnjë e më i suksesshëm. Kjo është ajo që ai duhet të tregojë. Nuk është vetëm çështje talenti, gjenialiteti, por edhe pune të palodhur”, shpjegoi tekniku gjerman në një konferencë për shtyp.
"Kur dëshiron të arrish këtë nivel, si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe lojtarët e mëdhenj të së kaluarës, duhet të jesh i duruar. Të gjithë duhet të qëndrojmë të qetë dhe të shohim se çfarë ndodh. Jemi shumë të lumtur që ai po luan me ne dhe që është në këtë nivel tani, në moshën 17 vjeç, është e pabesueshme.
Por sigurisht që e dimë që ai duhet të punojë shumë për qëndrueshmëri dhe ndoshta të bëhet gjithnjë e më efikas. Mendoj se kjo është ajo që ai dëshiron gjithashtu. Ky është vetëm fillimi, mendoj", përfundoi trajneri gjerman Hansi Flick.

