TONALI MBETET NË ANGLI/ Mesfushori italian zgjat kontratën me Newcastle United

TONALI MBETET NË ANGLI/ Mesfushori italian zgjat kontratën me

Mesfushori i Newcastle United, Sandro Tonali, ka nënshkruar një zgjatje kontrate me ekipin anglez gjatë pezullimit për bastet, çka do të thotë se marrëveshja e tij mund të zgjasë tani deri në vitin 2030.

Tonali iu bashkua Newcastle-it me një kontratë pesëvjeçare, pas transferimit prej 55 milionë paundësh nga AC Milan në korrik të vitit 2023.

Megjithatë, në tetor të po atij viti ai u pezullua për 10 muaj nga Federata Italiane e Futbollit  për shkelje të rregullave të basteve.

Newcastle e mbështeti lojtarin gjatë pezullimit të tij dhe, sipas raportimeve, të dyja palët u ulën për të diskutuar mundësinë e rinovimit të kontratës gjatë asaj periudhe.

Tonali, i vendosur të shpërblejë besimin që klubi tregoi ndaj tij, zgjati kontratën me një vit – deri në vitin 2029. Klubi gjithashtu ka opsionin për ta zgjatur edhe një vit tjetër, deri në 2030.

Edhe pse Newcastle mund të diskutojë kushte të reja me Tonalin në të ardhmen, klubi nuk do të gjendet më në një situatë të brishtë, ku mesfushorit do t’i kishin mbetur vetëm dy vite kontratë gjatë verës.

Ky rinovim i jep Newcastle-it mbrojtje shtesë, pasi Tonali është bërë një lojtar kyç nën drejtimin e trajnerit Eddie Howe.

“Fuqia e tij fizike është një nga cilësitë që e veçon”, tha Howe më herët këtë muaj. “Ai bën diferencën vazhdimisht për ne në atë aspekt.

Shumica e mesfushorëve duhet të kenë një nivel atletizmi dhe aftësinë për të ndryshuar ritmin, sidomos në kundërsulme ose kur kalojmë përpara.

Edhe pse Newcastle ka pasur një fillim të luhatshëm në Premier League — aktualisht renditet në vendin e 14-të — Tonali ka vazhdur aty ku e la, duke qenë mes më të mirëve në fushë.

EMISIONET