Tjetër largim nga Kukësi, futbollisti kuksian i jep lamtumirën ekipit të vendlindjes

Fluturim Domi është lojtari i dytë që largohet nga Kukësi.
23-vjeçari ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se nuk do të jetë më pjesë e klubit të qytetit të tij të lindjes, njëkohësisht dhe e skuadrës ku u formua si futbollist.
Domi është një prodhim i akademisë verilindorë, por nuk arriti dot që të gjente hapësira këtë edicion.
Duke u aktivizuar në vetëm 5 ndeshje.
Pritet që brenda pak ditësh Domi të gjejë skuadrën e tij të re.
“Xholi” ofensiv është lojtari i dytë që lë Kukësin, teksa pak ditë më herët edhe Sahitaj ndau rrugët me verilindorët.
Pas 18 ndeshjesh, skuadra e Stavri Nicës pozicionohet në vendin e parafundit të renditjes.
Ndeshja e parë për këtë vit do të jetë me Vllazninë në “Loro Boriçi”, e programuar në datën 14 janar (17:00) .

