Titani nga Kazakistani turpëron Hulkun nga Irani në duelin e gjigandëve

Titani nga Kazakistani turpëron Hulkun nga Irani në duelin e

 

E mbani mend Hulkun që do të bënte namin në ring me bishën Martin Ford? Mos mbani shpresa sepse turpërohet nga një rival më pak i fortë në foto dhe letër. Hulku iranian nuk ia del mbanë në përballjen me titanin e Kazakistanit. Nuk zgjati më shumë se dy minuta dueli i gjigandëve Sajad Gharini vs Djukanov Almat. 

Titani lëshoi disa grushta të shpejtë në drejtim të Hulkut menjëherë pas fillimit të përballjes. Arbitri i dha fillimisht një pushim 30 sekondësh Hulkut por që nuk i shërbeu për asgjë pasi "mali i muskujve" nga Irani u dorëzua. 

Fansat nxituan ta kritikonin për përformancën duke e cilësuar një boksier të mbaruar tashmë. Vetë Hulku iranian i kërkoi falje popullit të tij dhe u shpreh i turpëruar për këtë performancë.

Duke parë videon ku Hulku nuk di madje as të grushtojë hijet e dyshimit për manipulimin e njerëzve rriten edhe më shumë çka u jep të drejtë promotorëve që tre muaj më parë anuluan duelin me bishën e Britanisë, Ford.

 

EMISIONET