Tirana, Shehi nuk “qan” për mungesat dhe largon presionin nga skuadra

Tirana, Shehi nuk “qan” për mungesat dhe largon presionin nga

Tirana do të luajë pa dy lojtarë të rëndësishëm edhe në Kurbin kundër Laçit. Pas barazmit në derbi, trajneri Orges Shehi bën një bilanc të situatës në një moment shumë delikat ku një hap fals mund të hedhë në erë gjithë sezonin. 

 

Orges Shehi:

"Pas derbit nuk është se kam hyrë në dhomat e zhveshjes me skuadrën por kam qëndruar me stafin. Nuk kisha fjalim sepse doli barazim. Të nesërmen dolëm në stërvitje sepse është ndeshja tjetër dhe nuk duhet të mendojmë për çfarë jemi por për çfarë kemi. Nuk kemi kohë të merremi me çfarë ka kaluar.

Nuk di që ndonjë skuadër të ketë marrë kaq pikë sa vendet e fundit. nuk ka favorizime në kalendar por kemi përqendrim te ndeshja e radhës.

Nuk duhet të biem pre e presionit. Nuk mendoj që duhet të biem pre e presionit dhe nuk mendoj që ndikon. Tek mua jo e jo sepse eksperienca dhe karriera e luajtur, ka pasur shumë momente dhe të ndihmojnë për të pasur një mesatare të duhur të dozës emocionale. Kur nuk vihem unë në presion edhe skuadra këtë duhet të bëjë, nuk ka pse të futet në presion.

Mungon Lushkja dhe Gjumsi për kartonë. Na kthehen Hila dhe Hasani e përveç atyre që dihen, kjo është gjendja e skuadrës.

Kemi ardhur këtu me meritë të plotë, me sakrifica të mëdha dhe për këto 10 ditë marrim frytet e gjithë vitit. Këto ditë na duhet përqendrim, pushim sepse ndeshjet janë afër dhe lodhja bën të vetën. Kontigjentin nuk e kemi shumë të madh për të bërë rotacione dhe kur vjen lodhja humbet edhe përqendrimi. Duhet të futemi në fushë me përqendrim maksimal për të marrë maksimumin dhe ditët e tjera për të relaksuar skuadrën dhe për të përgatitur të tjerat”.

EMISIONET