Tirana prag "humnere", Haxhia: Më vjen keq që në stadium, s'e dimë a ishin 100 tifozë apo jo
Në “Ora Sport” Sokol Haxhia menaxher futbolli tha se klubi i Tiranës është duke shkuar tashmë drejt një humnerë dhe nuk mbështetet as nga tifozët.
Haxhia: Në futbollin e sotëm po nuk pate programimin nuk shkon gjëkundi. Përzgjedhja e lojtarëve bëhen në bazë të një buxheti. Dhe duke parë këtë ishte thjeshtë pasqyra e kampionatit që do të bënte Tirana. Po ta shihja renditjen e vlerës monetare për lojtarë është nga fundi Tirana.
Më vjen keq që në stadium me 22 mijë veta nuk kishte më shumë se 1000 veta. Dje nuk kam parë më shumë se 100 vetë. Bëjnë shumë zgjedhje drejtuesit e Tiranës të gabuara dhe duket se klubi ka probleme.
