Tirana drejt ''fundosjes''/ Baku: Vit i ''zi'', është një vazhdimësi që nga sezoni i kaluar
Gazetari, Ervin Baku në një intervistë në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News u shpreh se deri tani është një vit i ‘’zi’’ për Tiranën.
Baku: Është një vazhdimësi që nga sezoni i kaluar.
Që edhe vjet në play-out dmth arriti ta eliminonte Pogradecin falë një autogolo të pogradecarëve.
Ndërsa këtë vit, është një vit i zi për Tiranën deri tani.
Nuk shkon asgjë, ka ndërruar tre trajnerë deri tani.
Ajo që të shqetëson më shumë përtej vendit të fundit, pra është në një situatë më të keqe se sa kur ishte kur ra në sezonin 2016-2017.
Ajo që të shqetëson më shumë është që Tirana, lojtarët e saj siç duket nuk e dinë që kanë veshur fanelën e Tiranës.

