Tifozi që përqafoi Benzama-në me flamurin kuqezi në Madrid është turk

Tifozi që përqafoi Benzama-në me flamurin kuqezi në Madrid

Mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Santiago Bernabeu” një djali i ri që mbante në duar flamurin shqiptar takoi në fushë futbollistin e Realit të Madritit, Karim Benzema.

Ndërkohë që “5pyetjet.al” kanë arritur që të kontaktojnë me ideatorët dhe realizuesin e këtij skenari që bëri krenarë shqiptarët.

Mësohet se ata janë Spartak Jaçe nga Tirana dhe Mërgim Ukiçi nga Vushtria. Ndërkohë që personi që hyri në fushë me flamurin kuqezi quhet “Gimi” dhe është me shtetësi turke.

Emri i tij i vërtetë është Gokhan. Nga ana tjetër Jaçe dhe Ukiçi kanë treguar se si e përgatitën gjithçka për dy arsye; reklamën për biznesin dhe krenarinë për flamurin.”

“Po ç’ne me flamurin shqiptar ai, duke qenë se është turk? E kemi shok. Rri çdo ditë me ne. Ka komunikim me shqiptarët, ka qenë edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Tani jemi në aeroport Madrid. Po kthehemi.” – thotë Jaçe.

EMISIONET