Tifozët e dhunshëm të finales së Tiranës në telashe, autoritetet planifikojnë mbylljen e stadiumit “De Kuip”

Ngjarjet e dhunshme në derbin e gjysmëfinales së Kupës së Holandës, Feynoord-Ajax detyrojnë qeverinë të thellohet shumë te kjo çështje.
Tifozët nga Rotterdami e kanë shtuar dozën e dhunës dhe kjo u pa edhe në Tiranë majin e kaluar përpara finales së Conference League, por në ndeshjet kundër Ajax, regjistrohen përherë incidente të rënda si ai dje në “De Kuip” ku u plagos në kokë edhe kapiteni i harkëtarëve, Klassen. Qeveria e Hagës kërkon informacione shtesë, ndërsa ministri i Sigurisë, Dilan Yesilgoz deklaron:
“Duam të dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur por mund të ketë pasoja të rënda. Po vlerësojmë që ndeshjet e shtëpisë së Feynoord të luhen me dyer të mbyllura”.
Ai nuk ka saktësuar afatin kohor të mbylljes së stadiumit por numri i bdeshjeve që mbështetësit e Feynoord do të shikojnë nga shtëpia, mund të jetë shumë i madh dhe nuk përjashtohet mundësia që të zgjatet edhe sezonin e ardhshëm.

