Thuajse e kryer/ Ardjan Ismajl me skuadër të re në Seria A

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, pritet të vazhdojë karrierën në Serie A me Torinon.
Sipas raportimeve të fundit nga eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio, klubi torinez është gati të nënshkruajë me Ismajlin, i cili aktualisht është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Empolin.
Pavarësisht se Empoli nuk arriti të mbijetojë në elitën e futbollit italian, Ismajli pati një sezon të spikatur në aspektin individual, duke tërhequr interesin e disa klubeve.
Ndër të tjera, Bologna dhe Verona kishin shfaqur interes për të në Serie A, ndërsa nga Turqia ishte Beshiktash që dëshironte shërbimet e tij.
Transferimi te Torino duket si hapi i radhës në karrierën e 27-vjeçarit, i cili pritet të sjellë forcë dhe përvojë në repartin mbrojtës të skuadrës së Ivan Juric.
Së bashku me Ismajlin, Torino pritet të zyrtarizojë edhe blerjen e mesfushorit Anjorin.


