Tërhiqen 7 kombëtaret, nuk do ta vendosin shiritin e LGBT nga “frika” e FIFA-s
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2022, 13:09
Me një komunikatë të përbashkët, federatat e futbollit të Anglisë, Uellsit, Belgjikës, Danimarkës, Gjermanisë, Holandës dhe Zvicrës kanë bërë me dije se do të heqin dorë nga ideja që kapitenët të mbajnë shiritat me simbolin e komunitetit LGBT gjatë Kupës së Botës.
“One Love”, simboli global i luftës kundër homofobisë nuk do të stampohet në krahun e kapitenëve të skuadrave pasi FIFA ka bërë me dije se kushdo që vendos shirit jozyrtar, atëherë kapiteni do të ndëshkohet me të verdhë.

