"Tërbohen" serbët: Kosova na merr futbollistin e lindur në Beograd

Emir Sahiti u konfirmua një ditë më parë se do të përfaqësojë dardanët dhe do të veshë fanellën e ekipit A të Kosovës.
Deri këtu nuk ka asgje për t'u çuditur për një lojtar që ka veshur edhe fanellën e Shqipërisë, madje me Shpresat ku ka shënuar 2 gola në 11 paraqitje.

Por nga Serbia siç duket po çmenden pasi 22-vjeçari duke qenë se ka lindur në Zemun, në Beograd dhe nuk arrijnë ta përtypin faktin që nje lojtar i lindur në kryeqytetin serb të veshë fanellën e Kosovës.
Gazeta më e madhe Kurir shkruan plot provokim “Një djalë i lindur në Zemun ka vendosur të luajë për të ashtuquajturën Kosovë”, teksa më pas pohon se dhe ëndrra e futbollistit ishte arritja në përfaqësuese.
Aktualisht Sahiti po impresionin me Hajduk Split në kampionatin kroat teksa më pare ka luajtur edhe për Trepçën, Rabotniçkin, Shibenikun./Ora News/.
