TENSIONE MES TARES DHE ALEGRIT! Milani rrezikon zonën Champions, replika mes drejtuesve

Rreziku që Milan të mos prekë zonën Champions kanë rritur tensionet mes drejtuesve. Igli Tare ka kërkuar grumbullim disa ditor me ekipin për të analizuar 5 humbje dhe një barazim radhas, por Alegri përgjigjet me vazhdimin e programit. Tashmë Como dhe Roma kanë nisur betejën e ashpër për të marrë vendin e katërt në serie a

TENSIONE MES TARES DHE ALEGRIT! Milani rrezikon zonën Champions, replika

Me humbjen në shtëpi me Atalantën, Milan rrezikon të jetë edhe jashtë zonës champions. Me pikë të barabarta me Romën dhe vetëm dy pikë larg Comos skuadra e Allegrit rrezikon të bjerë deri në vendin e 6 nëse do të gabojë në dy ndeshjet e mbetura. Në fakt rezultatet e tetë javëve të fundit flasin për një krizë, dy ndeshje të fituara, një barazim dhe pesë humbje.

Në alarm duget dhe trajneri i cili apelon se tani nuk duhet të ketë më gabime. Me këtë mesazh ai ka kërkuar tre pikë të padiskutueshme në përballjen e së dielës ndaj Xhenovës dhe më tej në shtëpi ndaj Kaliarit.

Në pritje të gabimit qëndron Roma e cila renditet në vend të pestë për shkak të golavarazhit ndërsa të dielën pret Lacion dhe e mbyll në transfertë me Veronën.

Madje mediet raportojnë edhe për tensione mes drejtuesve. Igli Tare ka paralajmëruar disa ditë grumbullim të posaçëm për ekipin.

“Është thelbësore të mbajmë gjakftohtësinë, i pranojmë kritikat që janë të drejta, por duhet të reagojmë. Ndoshta mund të analizojmë gjithçka me disa ditë grumbullim, duke u bashkuar pak më herët”, sugjeron drejtori sportiv shqiptar. Më pas ai shton se në ndeshjet e fundit ka munguar tensioni i duhur.

“Nuk mund të fshihemi, duhet të marrim përgjegjësitë tona. Megjithatë, fati është ende në duart tona. Duhet të analizojmë atë që ka ndodhur në gjashtë javët e fundit dhe të përqendrohemi”, tha ai.

Duke folur mbi këtë ide të Tares, Alegri është treguar më i ftohtë. Sipas tij ekipi do të ribashkohet të martën dhe aty do bëhet programi i punës. “Duhet të përgatitemi mirë për Xhenovën. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta fitojmë”, tha ai.

Nga ana tjetër, mediet italiane nuk përjashtojnë mundësinë e lëvizjes së drejtuesve çka duket se do të shihet pas rezultateve ku zona Champions mbetet objektivi kryesor

EMISIONET