Tallej me shokët e skuadrës, Lyoni e përjashtoi nga skuadra 6 muaj pasi e bleu

Cila mund të jetë një nga arsyet më të çuditshme që mund të çojë në largimin e një lojtari nga skuadra? Ndoshta është rasti i Lyon-it që gjatë janarit të këtij viti përjashtoi mbrojtësin veteran Marcelo për shkak një arsye të padëgjuar më parë.
Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, ai qeshte vazhdimisht me shokët e skuadrës dhe i vinte ata në lojë. Këto gjeste krijuan një situatë delikate në dhomat e zhveshjes së skuadrës franceze deri në pikën që situata u bë e padurueshme.

Kupa u mbush kur pas një disfate 3-0 nga Angers ku Marcelo shënoi një autogol në portën e tij por ky fakt nuk e pengoi aspak të vazhdoonte me sjelljen e pakuptueshme. Në këtë mënyrë, klubi mori vendimin për ta larguar edhe pse braziliani ishte transferuar në Francë vetëm 6 muaj më parë.


