Surprizë në Premier League/ Newcastle mposht për herë të parë Manchester City në kampionat

Surprizë në Premier League/ Newcastle mposht për herë

Manchester City bëri një hap fals në ndeshjen e tij të radhës në kampionatin anglez.

Skuadra e Pep Guardiolës u mposht në St. James Park nga Newcastle me rezultatin 2-1 me Magpies që merr fitoren e parë në Premier League ndaj skuadrës së Guardiolës.

Fillimi i ndeshjes ishte i zjarrtë me të dyja skuadrat që patën nga një mundësi me Barnes dhe Haaland.

Por pritja e parë e vërtetë u regjistrua në minutën e 13 dhe ai që e bëri ishte Donnarumma që ndali Woltemade.

Në minutën e 25 portieri italian e ndali sërisht futbollistin gjerman të Newcastle, ndërkohë që edhe Barnes iu afrua golit të avantazhit.

Në minutën e 35 ishte Pope që u shndërrua në një mur për Manchester City teksa ndali një gjuajtje të Foden.

Gjithsesi pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërkohë që në pjesën e dytë ndryshuan gjërat.

Në minutën e 64, Newcastle zhbllokoi rezultatin me Barnes për të marrë avantazhin 1-0.

Përgjigjja e Manchester City ishte e menjëhershme teksa në të 68 minutë, Dias barazoi rezultatin në 1-1.

Një barazim që zgjati vetëm 2 minuta pasi Newcastle mori sërish kryesimin në rezultat tani 2-1, sërish me Barnes, një gol që erdhi pas një tramverse të goditur nga Bruno Guimaraes.

Në fund rezultati mbeti 2-1 për Newcastle që shkon në 15 pikë, ndërsa Manchester City mbetet më 22 pikë dhe e sheh veten të parakalohet nga Chelsea në vendin e dytë të klasifikimit.

 

EMISIONET