Surpriza e merkatos, Tare gati të bëjë goditjen e madhe, Milan pranë akordit me 'yllin' e Bundesligas

Surpriza e merkatos, Tare gati të bëjë goditjen e madhe, Milan

Milani ka vendosur të bëjë një lëvizje të fortë në merkato dhe emri kryesor në listën e kuqezinjve është Victor Boniface, sulmuesi i Bayer Leverkusen-it.

Pas kërkimit për t’i dhuruar Massimiliano Allegrit një qendërsulmues të nivelit të lartë, drejtuesit kuqezi kanë zgjedhur ta vendosin nigerianin në krye të preferencave, përpara Hojlund dhe Vlahovic-it.

Tare, drejtor sportiv i Milanit, ka ndërmarrë menjëherë hapat konkretë duke kontaktuar klubin gjerman.

Boniface, autor i 14 golave në sezonin e kaluar me Leverkusenin, kishte qenë një opsion edhe në fillim të merkatos, por vetëm tani është kthyer në objektivin kryesor.

Kartoni i tij vlerësohet rreth 40 milionë euro, një shifër më e ulët se 60 milionët e vitit të kaluar, për shkak të një sezoni të luhatshëm dhe i shoqëruar nga disa dëmtime.

Milani ka dorëzuar një ofertë zyrtare për huazim me të drejtë blerjeje, me shifrën që mund të arrijë në rreth 30 milionë euro.

Nga Gjermania raportojnë se Bayer Leverkusen po e shqyrton seriozisht këtë propozim, ndërsa nga ambienti kuqezi ka optimizëm për arritjen e marrëveshjes.

Vetë Boniface, 24 vjeç, thuhet se ka dhënë miratimin e tij për transferimin dhe ka gjetur një akord paraprak me Milanin, në pritje të "po"-së përfundimtare nga klubi gjerman.

Një lëvizje që, nëse finalizohet, do të përfaqësonte një përforcim të madh për sulmin kuqezi dhe një mesazh të qartë për ambiciet e Milanit në sezonin e ri.

EMISIONET