Surpriza në formacion, Shqipëria me Seferin në sulm, Uzuni e nis nga stoli. Ja 11 titullarët e Pragës

Gjithçka është gati, Shqipëria do të zbresë në fushën e “Fortuna Arena” pas pak minutash për të sfiduar Republikën Çeke në ndeshjen më të rëndësishme të viteve të fundit.
Llogaritë e grupit E për kreun bëhen pikërisht në Pragë ku djemtë e drejtuar nga trajneri Sylvinho me një mungesë të vetme, Qazim Laçin, do të synojnë një fitore të mbështetur edhe nga minimalisht 4 mijë shqiptarë në shkallët e stadiumit çek ndërsa miliona të tjerë në mbarë botën besojnë te kjo skuadër që do të zbresë në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm.
Berisha në portë i mbështetur nga katërshja mbrojtëse Hysaj, Gjimshiti Ismajli dhe Mitaj. Treshja e mesfushës përbëhet nga Ramadani, Bajrami dhe Asllani. Në majën e sulmit, Sokol Cikalleshi do të jetë pika e referimit i mbështetur nga Asani në të djathtën dhe Seferi.

