Superliga e Europës kërkon të debutojë në vitin 2024, shumë të mëdhenj mbeten “kundër”

Superliga e Europës kërkon të debutojë në vitin 2024,

Projekti i shumëdiskutuar i Superkupës së Europës do të rikthehet në vitin 2024 ndërsa ka një shef të ri. Real Madrid, Barcelona dhe Juventus vazhdojnë ta mbështesin projektin që u prezantua fillimisht në vitin 2021 por tashmë do të ndryshojë format dhe kompania “A22 Sports Management” që përfaqëson tre klubet, ka emëruar në krye  Bernd Reichart.

Në një intervistë për Financial Times ai thekson se projekti i ri do të tërheqë klubet e mëdha dhe do të krijojë një bazë mbështetëse edhe mes tifozëve. Ai shton se 12 klube do të jenë të pandryshueshme dhe nuk do të kenë asnjë varësi nga klasifikimi në ligat vendase, ndërsa nuk bëhet fjalë për një format me rreth të mbyllur.

Gjithsesi, ideja e Superligës Europiane mbetet shumë e kontestuar në Angli por edhe në Gjermani e Francë prandaj do të jetë shumë e vështirë që minimalisht brenda 5 apo 6 viteve të ardhshme, kjo ide e mbështetur fuqimisht nga Real Madrid dhe presidenti Florentino Perez, të gjejë zbatim në kontinentin e vjetër.

 

EMISIONET