Superkupa Teuta-Vllaznia, FSHF zbulon çmimet e biletave për supersfidën

Superkupa Teuta-Vllaznia, FSHF zbulon çmimet e biletave për

Këtë të Shtunë mund të themi që starton zyrtarisht edhe sezoni i ri i futbollit shqiptar.

Kampionia në fuqi, Teuta dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia do të përballen në “Elbasan Arena” për trofeun e parë të sezonit dhe që nga dita e enjte tifozët mund të sigurojnë një biletë për këtë duel.

Sipas FSHF, sigurimi i një bilete do të bëhet online në adresën www.bileta.fshf.org, por mund të merret edhe fizikisht pranë stadiumeve “Air Albania” dhe “Selman Stërmasi”.

Në njoftimin e saj Federata e Futbollit ka zbuluar edhe ndarjen e tifozëve të të dyja skuadrave ku në tribunat E dhe A4, B5 do të ulen mbështetësit e Vllaznisë ndërsa ata të Teutës në G3 dhe A1, B1.

Superkupa Teuta-Vllaznia, FSHF zbulon çmimet e biletave për

FSHF ka zbuluar edhe çmimet e biletave për çdo sector ku do të ulen tifozët dhe çmimet nisin nga 200 lekë në sektorët G3 dhe E, në 600 lekë në Tribunat A dhe B e 1200 lekë në Tribunën VIP.

EMISIONET