SUPERKUPA E ITALISË MBETET NË MILANO/ Djalli “shtyp” Zonjën e Vjetër, në 6 janar finalja Inter - Milan

SUPERKUPA E ITALISË MBETET NË MILANO/ Djalli “shtyp”

Milani-Inter është finalja e këtij edicioni në Superkupën e Italisë. Kuqezinjtë morën një fitore të madhe 2-1 me përmbysje ndaj Juventusit, duke bërë një debutim perfekt për trajnerin Sergio Concecaio.

U luajt në orën 20:00 në Arabinë Saudite, gjysmëfinalja e dytë e Superkupës së Italisë, mes Milanit dhe Juventusit.

Juventus e ka nisur mjaft mirë gjysmëfinalen e Superkupës ndaj Milanit. Në minutën e 21-të, talenti turk Yldiz pas një pasimi perfekt të Mbangula, e dërgon topin në trekëndëshin e portës së Maignan.

Milani ka përmbysur rezultatin në pjesën e dytë, në 2-1, me golat e Pulisic me penallti dhe autogol i Gatti, teksa në fillim shënoi Yilldiz për Juven. Kuqezinjtë me këtë fitore kualifikohen në finale, ku do të përballen me Interin më 6 janar, ndeshje kjo qe do të luhet të hënën në Arabinë Saudite.

VIDEO -GOLI I PARE

VIDEO -GOLI I DYTE

VIDEO -GOLI I TRETE

EMISIONET