Super-Asani, Bajrami kalon Shqipërinë në avantazh, kuqezinjtë festojnë në Ishujt Faroe (VIDEO)

Super-Asani, Bajrami kalon Shqipërinë në avantazh,
Vonon vetëm 20 minuta goli i parë në transfertën e largët të Ishujve Faroe për Shqipërinë.

Pasi iu anulua një gol për pozicion jashtë loje në minutat e para, Shqipëria e gjeti rrugën e rrjetës pas kombinimit Asani-Bajrami me mesfushorin që shënon golin e dytë rresht me fanellën kuqezi.

 

Pak minuta më vonë, Sokol Cikalleshi fitoi një 11-metërsh që e mori përsipër vetë por në ekzekutim u ndal nga portieri kundërshtar. Rast i humbur për të hipotekuar fitoren në transfertën jo shumë komode të Ishujve Faroe.

EMISIONET