Sulçe: Para 8 vitesh në Lyon të jepnin bileta para ndeshjes, sot të gjithë duan ta shohin Kombëtaren
I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama gazetari Altin Sulçe u shpreh se nuk jemi një lloj si me 8 vite më parë, pasi aso kohe shkoje para stadiumit në Lyon dhe blije bileta, sot në 2024 nuk gjen dot bileta.
Sulçe: Ne kemi pasur super lojtarë. Ne harrojmë dhe nuk kthejmë kokën pas, por ishin kushte të tjera më parë. Nuk jemi një lloj si me 8 vite më parë. Aso kohe shkoje para stadiumit në Lyon dhe blije bileta, sot në 2024 nuk gjen dot bileta, sepse duan të shkojnë dhe ta shohin Kombëtaren.
Në ekipin e 2024 kemi edhe një benefit që ka ardhur nga sistemimi i emigrantëve në Evropë. Asllani është bir emigranti. Ata i kanë stërvitur trajnerë të tjerë, nuk i japim merita federatës tonë.

