Sot hap siparin për sezonin e ri Kategoria Superiore, ja formacionet zyrtare të Teuta-Bylis dhe Dinamo-Egnatia

Stadiumi “Niko Dovana” pret sot në ditën e hapjes së kampionatit të 86-të kombëtar, ndeshen mes Teutës vendase dhe Bylisit, një përballje e cila pritet të dhurojë padyshim një luftë të ndezur.
Të dy ekipet synojnë pikë nga kjo sfidë, për t’i bërë një start të mirë kampionatit, ndaj nuk do të kursehen për të arritur objektivin, edhe pse janë ditët e para të sezonit dhe ekipet nuk janë në maksimumin e tyre.
TEUTA: Tafas, Marku, Jazxhi, Kruja, Kotobelli, A. Peposhi, Beqja, Arifi, Vila, Lloci, E. Peposhi.
Trajner: Edi Martini
BYLIS: Beqaj, Abazaj, Peralta, Bruno, Ajodeji, Maçolli, Papa, Përgjoni, Uendel, Uallison, Treni.
Trajner: Emanuel Egbo
Kategoria Superiore fillon sot me një tjetër supersfidë mes dy skuadrash që kanë pretendime të mëdha.
Dinamo e cila ka bërë ndërhyrje të mëdha në merkato, përballet me Egnatian kampione në fuqi, duke pasur si qëllim në këtë edicion që të luftojë pikërisht për titullin me rrogozhinasit.
Blutë kanë bërë ndërhyrje të rëndësishme me emra si Dita e Bregu të afruar gjatë verës për të përforcuar radhët.
Ndërsa Egnatia gjithashtu ka bërë ndryshime në organikë, por shqetësim më shumë për momentin ka disa dëmtime që bëjnë që skuadra të mos jetë e plotë në startin e kampionatit.
DINAMO: Sali, Muzek, Hoxha, Meksi, Lorran, Karamba, Gudiabi, Dita, Vila, Qardaku, Mandela.
Trajner: Dritan Mehmeti
EGNATIA: Dabjani, Dulis, Xhemajli, Malota, Fangaj, Alijev, Aleksi, Zejnullai, Lushkja, Xhoel, Vuthaj.
Trajner: Edlir Tetova

