Skuka debuton me “këmbën e mbarë”, lë skuadrën kundërshtare me 10 lojtarë (VIDEO)

Skuka debuton me “këmbën e mbarë”, lë

Xhuliano Skuka debuton me në notë të lartë në Ligue 2 ku skuadra e Metz u ndal në një barazim 1-1 ndaj Rodez për ndeshjen e vlefshme të javës 21. Ish-sulmuesi i Partizanit kaloi portierin kundërshtar Lionel M'Pasi me një parabël por gardiani i ndërhyri ashpër në kufijtë e zonës së rreptësisë, duke e rrëzuar në tokë.

Arbitri ndërhyri i vendosur duke e ndëshkuar me karton të kuq numrin 1. Skuka e la skuadrën kundërshtare me 10 lojtarë por për fat të keq, nga goditja e dënimit Metz nuk arriti të bënte shumë për të dalë me 3 pikë nga ky duel shumë i rëndësishëm.

Skuka u aktivizua në minutën e 83 të takimit edhe pse u transferua te Metz vetëm pak ditë më parë. Ai zuri vendin e mesfushorit titullar të skuadrës, Youssef Maziz. Me këtë barazim, Metz bën një hap pas në Ligue 2 pasi mbetet në vendin  e 5 me 33 pikë, 3 larg zonës që të çon në Ligue 1 edhe pse deri në fund të sezonit kanë mbetur 17 javë të tjera për t’u konsumuar.

EMISIONET