Skualifikohet Belgjika/ Patushi: Lukaku bëri gabime foshnjarake që s’i falen
I ftuar në emisionin “Ora Sport Euro 2020” në RTV Ora, Saimir Patushi, ka komentuar ndeshjen mes Italisë dhe Belgjikës, ku kjo e fundit është skualifikuar nga kampionati evropian.
Ai është shprehur se futbollisti Romelu Lukaku, ka bërë gabime foshnjarake, të cilat nuk i falen një lojtari të madh.
"Lukaku bëri gabime foshnjarake për një lojtar shumë të madh. Lojtarët më të mëdhenj duhen te ndeshjet e mëdha. Ai mund të jetë shumë lojtarë i mirë por në ndeshjet e mëdha duhet ta tregojnë veten në ekipe të mëdha. Një lojtar i madh duhet ta marrë ekipin përdore dhe ta nxjerrë aty ku duhet. Por mesa duket Lukaku nuk e ka petkun e lojtarëve të mëdhenj. “


