Skiatorja shqiptare Lara Colturi arrin marrëveshjen, do të përfaqësojë...

Skiatorja shqiptare Lara Colturi arrin marrëveshjen, do të

Lara Colturi do të vazhdojë të përfaqësojë Shqipërinë në ski.

Pavarësisht se ishte njoftuar dëshira e skiatores italiane për t’u larguar, Federata e Skive ka njoftuar lajmin e mirë për rinovimin e kontratës.

Kolturi do vazhdojë kështu edhe për të paktën 1 vit duke përfaqësuar ngjyrat kuqezi.

“Një lajm i mirë për Shqipërinë dhe Federatën Shqiptare të skive.

Është arritur një marrëveshje që atletja Lara Kolturi të vazhdojë të garojë për Shqipërinë dhe për sezonin 2025-2026.

Po punohet intensivisht për detajet e kontratës.

I urojmë Larës suksese në shkollë këto ditë, përveç sportit dhe karrierës në sport Lara mbyll këtë vit studimet e shkollës së mesme.

Suksese Larës dhe Shqipërisë në Lojërat Olimpike”, shkruhet në njoftimin e Federatës së Skive.

EMISIONET