Skenari i frikshëm te Chelsea, lojtarët kontaktojnë avokatët për të ikur menjëherë

E keqja duket se nuk ka ardhur ende te Chelsea. Qeveria Britanike ka bllokuar gjithça, nga shitja e biletave, llogaritë dhe çdo gjë që mund të mbushë arkën e klubit duke sjellë një precedent të paimagjinueshëm për klubin që pak javë më parë fitoi Botërorin për Klube.
“The Telegraph” ka shkruar një lajm bombastik i cili nëse konfirmohet do të ishte fundit i një klubi të lavdishëm në dy dekadat e fundit dhe që ka të bëjë me kontratat e lojtarëve.
Lojtarët e Chelseat kanë vendosur të kontaktojnë avokatët e tyre për të parë nëse ka mundësi për të ndërprerë kontratat me klubin londinez dhe kjo do të shërbente si përgatitje për një strategji largimi nëse Chelsea do të vijojë të goditet nga një lloj apokalips financiar.
Një burim ligjor ka pohuar se nëse lojtarët nuk do të paguhen dy muaj atëherë ata mund të kenë një "kauzë të qartë", dhe ku me një avokat ata do të kërkojnë ndërperjen e kontratës për një periudhë njoftimi 15-ditor.
Megjithatë, duke pasur parasysh rrethanat rënduese për të cilat u sanksionua Abramovich, një gjykatë mund edhe të vendosë në favor të lojtarëve nëse ata vendosin të largohen para kohe.
Sipas licencës aktuale që lejon aktualisht klubin të funksionojë ndërkohë që asetet e Abramovich janë të ngrira, gjithmonë sipas gazetës, Chelsea nuk do të jetë në gjendje të garantojë pagat për sigurinë, kujdestarinë dhe stafin e hotelerisë për të mbajtur të gjitha seksionet e klubit të hapura në “Stamford Bridge”.
Madje edhe vet brenda klubit te Chelsea nuk besojnë se do të jenë në gjendje të përfundojnë sezonin sipas kushteve aktuale të licencës.
Ankthi është i madh por kjo situate mund të na çojë në rastin e parë historik në një kampionat si Premier League të shohim rrënimin e një klubi kaq të madh, brenda pak ditës./Ora News/.

