Sivasspor mundet thellë nga Galatasaray, por Manaj lë shenjë me asist
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2024, 22:30

Sivasspor pësoi disfatë 6-1 nga Galatasaray, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin turk.
Rei Manaj dhuroi asist te goli i Osmanpasa, në minutën e 54-të. Sulmuesi shqiptar realizoi gol në minutën e 70-të, por u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje.
Lojtari i kombëtares numëron 18 gola dhe dy asiste, në sezonin e parë te Sivasspor. Më parë, ai ka luajtur për Spezia dhe Watford.


