Sipas një sondazhi nga FIFA, tifozët duan të shohin më shpesh një Kupë Bote

Sipas një sondazhi nga FIFA, tifozët duan të shohin më

Nëse projekti i Kupës së Botës çdo dy vjet i propozuar nga Arsène Wenger ngjalli shumë reagime armiqësore, veçanërisht nga klubet  dhe drejtuesit e futbollit, FIFA vazhdon të besojë në këtë ide dhe ta mbrojë atë, me çdo kusht madje edhe me ndihmën e ambasadorëve të tij, Ronaldo, Cahill, Schmeichel, por jo vetëm.

Sipas një sondazhi të porositur nga FIFA, nga dy institutet e pavarura të sondazheve IRIS dhe YouGov, e kryer në internet në korrik me një panel prej 15,008 personash, shumica e tifozëve duan të shohin Kupën e Botës më shpesh.

Duke parë më nga afër, në sondazh, shumica që duan një Kupë Bote më shpesh përfaqëson 55% të të anketuarve, ose 8,234 persona. Kjo përqindje bie në 30% për mbështetësit në favor të një Kupë Bote çdo dy vjet, kundrejt 14% për një Kupë Bote çdo tre vjet dhe 11% për një Kupë Bote çdo vit.

Për më tepër, pyetja fillestare ka një paragjykim domethënës, sepse të anketuarit i kërkohet të japë mendimin e tij në bazë të "interesit të tij personal", pa marrë parasysh ndonjë ndikim tjetër që mund të ketë një rishikim i kalendarëve ose më saktë ngjeshje e kalendareve për të gjithë futbollistët.

FIFA bëri të ditur gjithashtu se një studim i zgjeruar  me 100,000 njerëz është duke u zhvilluar aktualisht në më shumë se 100 vende për të pyetur mbështetësit e futbollit për më shumë ndeshje ndërkombëtare dhe më përfaqësuese për sa i përket popullsisë, diversitetit gjeografik, por edhe historisë dhe potencialit të futbollit, shkruan Ora News.

EMISIONET