Sinner dhe Swiatek triumfojnë në ‘Wimbledon’, si ndryshon renditja botërore e tenisit

Pas përfundimit të grand slam të “Wimbledon” është përpiluar edhe renditja e re e tenistëve.
Jannik Sinner dhe Aryna Sabalenka vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e parë në kategoritë përkatëse.
Italiani, fitues të dielën në Londër, thellon edhe më shumë diferencën me Carlos Alcaraz, i dyti.
Gati 4500 pikë është diferenca mes tyre, por tani nis “malorja” për Sinner, që i duhet të mbrojë pikët e fituara vjet.
Në podium ndodhet edhe gjermani Alexander Zverev (i treti), ndërkohë që mes pesë më të mirëve janë edhe amerikani Taylor Fritz e britaniku Jack Draper.
Ruan vendin e gjashtë serbi Novak Djokovic.
Te femrat, bjellorusja Aryna Sabalenka vijon të jetë e shkëputur ndjeshëm nga rivalet, me mbi 4500 pikë ndaj amerikanes Coco Gauff.
Në vendin e tretë ngjitet Iga Swiatek, polakja që doli fituese në “Wimbledon”.
Në “top-5” edhe Jessica Pegula e Amerikës dhe rusja Mirra Andreeva, ende një adoleshente.
Fiton 5 pozicione tenistja tjetër amerikane Amanda Anisimova, finaliste në turneun londinez.
“Top-5”- Meshkuj
1.Jannik Sinner, 12.030 pikë
2.Carlos Alcaraz 8,600 pikë
3.Alexander Zverev 6,030 pikë
4.Taylor Fritz 5,035 pikë
5.Jack Draper 4,650 pikë
“Top-5”- Femra
1.Aryna Sabalenka 12,420 pikë
2.Coco Gauff 7,669 pikë
3.Iga Swiatek 6,813 pikë
4.Jessica Pegula 6,423 pikë
5.Mirra Andreeva 5,163 pikë

