Silversone, Sainz me Ferrari dominon provat zyrtare në pistën e përmbytur

Silversone, Sainz me Ferrari dominon provat zyrtare në pistën e

Ferrari makina më e shejtë në privat zyrtare për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe me pilotin më pak të kuotuar, Carlos Sainz. Spanjolli regjistroi kohën më të shpejtë në pistën ikonike të Silversone duke lënë pas në vijën e nisjes Max Verstappen me Red Bull dhe Charles Leclerc. Katërshja e parë plotësohet nga piloti tjetër i skuadrës austriake, Sergio Perez.

1'40"983 ishte koha kur ndali kronometrin piloti iberik pasi kompletoi xhiron më të shpejtë në pistën e pushtuar nga reshjet e dendura të shiut që e bënë edhe më të paparashikueshme të shtunën e provave zyrtare.

Ky është pole position i parë për pilotin spanjoll të Ferrarit që do të niset përpara të gjithëve në garën e Silversone ditën e dielë ku Verstappen do të kërkojë të sulmojë që në metrat e parë për të mbajtur pas rivalin Leclerc.

 

EMISIONET