SIGURI E LARTË NË TIRANË/ Kombëtarja serbe arrin në Tiranë dhe akomodohet në hotel
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2025, 14:14

Serbia do të përballet me Shqipërinë të shtunën në “Arenën Kombëtare”, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
Përfaqësuesja serbe ka mbërritur në Tiranë rreth orës 13:40, teksa është akomoduar te hotel “Hilton”, në bulevardin “Gjergj Fishta”.
Delegacioni serb është shoqëruar nga forca të shumta policore, nga Rinasi deri tek hoteli në fjalë.
