Shumë zhurmë për asgjë, Komisioni i Apelit në FSHF “fal” Visar Bekajn

Shumë zhurmë për asgjë, Komisioni i Apelit në FSHF
Komisioni i Apelit në FSHF ka marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me një prej emrave të përfshirë në trazirat e ndeshjes Tirana-Bylis.

Portieri Visar Bekaj u dënua fillimisht nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës me 12 muaj pezullim, vendim që mund ta penalizonte edhe në karrierën jashtë vendit në Turqi ku ka nënshkruar me Antaliaspor.

Gjithsesi, ai është falur dhe dënimi është reduktuar në 2 ndeshje pezullim çka do të thotë se ai mund të vazhdojë karrierën jashtë Shqipërisë por edhe me fanellën e Kosovës, pa asnjë pengesë ligjore.

EMISIONET