Shumë largime nga kampi kuqezi, Reja do të testojë të rinjtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2022, 15:52

Eksod kuqezi pas humbjes me Izraelin. Trajneri Edi Reja vendosi të beje shumë ndryshime në listë duke vendosur të rifreskojë me shumë emra skuadrën.
Kështu, Berisha, Bajrami, Balliu, Asllani, Gjasula, Gjimshiti, Cikalleshi, Balaj, Ismajli, Kumbulla dhe Dermaku janë larguar nga grumbullimi. Trajneri kërkon t'u kushtojë hapësira të rinnjve Mersinaj, Muçolli, Çokaj, Simoni dhe Haveri.
Ndeshja miqësore me Estoninë është planifikuar të zhvillohet të hënën në orën 18.00 në "Air Albania Stadium".


