Shtrepi: Skuadra pa entuziazëm, tifozët nuk ngrihen peshë

Ish-futbollisti Josel Shtrepi, i ftuar në emisionin “Ora Sport”, tha se ndërsa trajneri po i përmbush objektivat, skuadrës i mungon energjia dhe tifozëria nuk ndihet në fushë.

" Është shumë e thjeshtë ta kryqëzojmë tranierin në këtë pikë ku është, por sido që të jetë ai është brenda objektivave.

Normalisht ekipit i mungon entuziazmi. Ata nuk e ngrejnë tifozërinë peshë. Në fund të ditës futbolli luhet për tifozat dhe tifozëria nuk ngrihet peshë", u shpreh Shtrepi.

EMISIONET