Shqiptari kampion bote, Kryeministri Rama nuk e harron këtë herë

Eklent Kaçi fitoi për të dytën herë titullin botëror në disiplinën "10 ball" të bilardos. 24-vjeçari shqiptar i lindur në Kurbin, dominoi në disiplinën e tij pasi mposhti në finalen e zhvilluar në Las Vegas, spanjollin Ruiz Sanchez.
Një vit më parë, nëpërmjet një postimi në Instagram, kampioni kritikoi shefin e Qeverisë Shqiptare, Edi Rama që sipas tij kishte lënë në harresë dhe jashtë vëmendjes edhe kampionët e tjerë, duke iu referuar pritjes që ai i bëri Luiza Gegës, postim që mesa duket e ka bërë rë reflektojë kryeministrin.

Në postimin e sotëm, Rama uron Eklentin për arritjen në majën e botës për të dytën herë;


