Shqiptarët sfidojnë shiun për të ndjekur stërvitjen e Kombëtares në Dortmund

Shqiptarët sfidojnë shiun për të ndjekur stërvitjen e

Kombëtarja shqiptare e futbolli zhvilloi pasditen e të hënës seancën e dytë stërvitore në Gjermani, në prag të nisjes së Kampionatit Europian, EURO2024.

Të pranishëm për të ndjekur nga afër përgatitjen e “kuqezinjve” në Dortmund ishin shumë tifozë, të cilët nuk u ndalën as nga shiu për të shfaqur në këtë formë mbështetjen e tyre për Kombëtaren.

Hyrja e tifozëve për të ndjekur stërvitjen e kombëtares shqiptare pasditen e së hënës ishte e lirë.

I gjithë fokusi i lojtarëve dhe stafit teknik me në krye brazilianin Sylvinho, është te ndeshja e parë e Euro 2024, kundër Italisë që luhet më 15 qershor në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

E më pas ndeshja ndaj Kroacisë më 19 qershor në Hamburg dhe përballë Spanjës më 24 qershor në Dusseldorf.

EMISIONET