Shqipëria mund Serbinë në shtëpi/ Ajeti: Një fitore që ndjehet si festë kombëtare
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Sport Focus", në "Ora News", ishte gazetari Jon Ajeti, i cili tregoi se fitorja e Kombëtares shqiptare u përjetua me gëzim të jashtëzakonshëm në Kosovë, duke shkaktuar festa në qytete si Prizren, Gjakovë dhe Ferizaj, dhe duke transformuar kryeqytetin në një det ngjyrash kuq e zi gjatë natës.
" Besoj se është ndjerë më shumë në pjesën e Kosovës, duke ditur dhe parahistorinë. Ngjante si një festë ku zakonisht ndodh për '28 nëntor', apo për Pavarësinë e Kosovës ose dhe si festat e fundvitit.
Ka pasur festa dhe në qytete të ndryshme, duke parë raportimet që janë bërë në Prizren, Gjakovë, Ferizaj etj.
Këtu në kryeqytet diçka që mundem me e veçu është dhe festa që është bërë me një nga grupet më të fuqishme që ka Kombëtarja Shqiptare.
Gjatë natës së fitores ata bënë dhe një parakalim duke vënë ngjyrën e kuqe në të gjithë qytetin.
Është ndjerë jashtëzakonisht shumë fitorja", u shpreh Ajeti.
