Shqipëria drejt EURO 2024, Beqiri: Jemi shumë afër arritjes së objektivit

Ish futbollsiti i Kombëtares Shqiptare, Elvin Beqiri në një intervistë për Ora News foli nga Kanadaja për ndeshjen e Shqipërisë ndaj Çekisë si dhe mundësisë së kualifikimit për në euopian. Beqiri u shpreh se jemi shumë afër arritjes së objektivit.

"Aty ku ka shqiptarë ndjehet pjesa e patriotizmit, sidomos kur luan Kombëtarja. Gjithmonë janë emocionet. E ndjekim me padurim dhe kanë dëshirë që Kombëtarja të zhvillohet. Shpeshherë na ka ndikuar negativisht kur i mbivlerësojëm gjërat. Besoj se përkrahja e tifozëve do e ndihmojë Kombëtaren.

Të vjen keq për mungesën e Ismjalit. Është një ndër mbrojtësat më të mirë të Kombëtares Shqiptare. Por Kombëtarja ka mbrojtësa të tjerë që mund të bëjnë mirë. Më kryesorja është se jemi shumë afër arritjes së objektivit. Nuk do ndihet shumë mungesa e Ismajlit pasi cdo lojtar që do e zëvendësojë do japë 100% nga vetja", tha ndër të tjera Beqiri.

EMISIONET