Shqipëri-Serbi/ Lekbello: Ekipi duhet të mendojë për ndeshjen, më shqetëson mos aktivizimi i Brojës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2025, 22:26

Në emisionin “Ora Sport” Artur Lekbello ish-futbollist kombëtar tha se do të donte një fitore të këndshme pa probleme dhe incidente me Serbinë.
Lekbello: Do të doja një fitore të këndshme pa probleme dhe incidente. Është një ndeshje e vështirë. Silvinjo është përpjekur për të zgjedhur më të mirët. Duhet të jemi të kujdesshëm. Ekipi duhet të mendojë vetëm për ndeshjen.
