Shpërthen trajneri i Lazios, Sarri: Ky nuk është futboll, nuk vij në derbi të dielën

Shpërthen trajneri i Lazios, Sarri: Ky nuk është futboll, nuk vij

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, ka qenë dukshëm i mërzitur pas humbjes në finalen e Kupës së Italisë përballë Interit. Por ai ka qenë i mërzitur edhe për pasigurinë që ka rreth ndeshjes së radhës të skuadrës së tij, derbin ndaj Romës.

Ndeshja është caktuar nga prefekti i Romës për të hënën në darkë që të mos përplaset me turneun e tenisit në kryeqyetet, por Liga e Serisë A kërkon që ai të luhet në orën 12:30 të së dielës, paralelisht me atë të sfidave të tjera të skuadrave që luftojnë për Champions. Gjë që nuk i pëlqen Sarrit, i cili është përgjigjur në stilin e tij.

“Ndjesia që kam? Ndjesia është që të hënën vij, të dielën në orën 12:30 nuk vij. Në atë orë të luajnë ata. Rrëmuja vjen nga një sërë gabimesh të bëra nga Liga. Prefekti ishte i qartë, shpresojmë të jetë ajo data.

Po të isha unë presidenti, as nuk do të çoja ekipin. Ka skuadra të cilat luajnë për Ligën e Kampioneve, që vlen 80 milionë euro dhe luhet në 12:30? Ky nuk është futboll!”, ishte deklarata e Sarrit rreth temës në fjalë.

EMISIONET