Shpërthen festa e marokenëve në Itali, një i plagosur me thikë në Milano

Gjatë festimeve në Milano për fitoren e Marokut ndaj Portugalisë në Botëror, një maroken ka mbetur i plagosur rëndë në qafë me një plagë me thikë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në zonën e Buenos Aires.
Sulmuesi, sipas informacioneve fillestare, ka qenë një burrë nga Evropa Lindore, i cili më pas u arratis.
I plagosuri është transportuar me kod të kuq në spital dhe dyshohet se është në rrezik për jetën.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët.
Ushtarët e Armatës kanë marrë në pyetje disa dëshmitarë dhe kanë marrë pamjet nga kamerat e vëzhgimit.
Euforia dhe festimet e tifozëve të Marokut u përhapën edhe në sheshe të tjera italiane, nga Bolonja në Firence, nga Torino në Napoli.
Ka pasur edhe trazira dhe disa incidente.







