SHKËLQEN XHAKA, NDALET SUNDERLAND/ Mesfushori dhuroi asist në barazimin 1-1 me Leeds

Granit Xhaka vijon të shkëlqejë në Premier Ligë. Mesfushori ishte protagonist me një asist në barazimin 1 me 1 ndaj Lids. Fitore arriti Totenhemi që mundi minimalisht Kristal Palasë

SHKËLQEN XHAKA, NDALET SUNDERLAND/ Mesfushori dhuroi asist në

Granit Xhaka po mahnit Anglinë. Mesfushori me origjinë shqiptare ka shkëlqyer edhe në raundin e 18 e Premier Ligës. 33-vjeçari kontribuoi me një asisit në barazimin 1 me 1 të Sandërlendit ndaj Lids.

Në minutën e 28-të, mefsushori arriti të fitonte një top në hyrje të zonës, dhe dhuroi një pasim të shkëlqyer për shokun e skuadrës, Simon Adingra që shënoi golin e avantazhin.

Ky ishte asisiti i pestë sezonal për mesfushorin shqiptar, ndërsa ka shënuar edhe një gol. Megjithatë, Xhaka me shokë nuk arritën të administronin epërsinë. Miqtë ia dolën të shënonin golin e barazimit në fillim të pjesës së dytë. Rezultati mbeti në fuqi deri në fund të sfidës, me të dyja ekipet që ndanë nga një pikë.

Një rezulat zhgënjyes për Sandërlendin që mbetet në vendin e 7 duke humbur mundësinë për ta mbyllur vitin 2025 në zonën europiane. Ndërkaq lids renditet në vend të 16, jo shumë larg zonës së ftohtë.

Me fitore e ka përfunduar vitin 2025, Totenhemi. Spursat mposhtën 1 me 0 Kristal Palasë.  Totenhemit iu anuluan edhe dy gola, ndërsa vendimtar ishte realizimi i Greit në minutën e 42.

Triumfi e ngjit totenhemit në kuotën e 25 pikëve në vendin e 11, ndërsa Kristal Palasë mbetet në vendin e nëntë me 26 pikë.

EMISIONET