Shkëlqeu me Italinë në europian, shqiptari drejt largimit nga Juventusi por do qëndrojë në Seria A

Luis Hasa, futbollisti i Juventusit që fitoi europianin U-19 me Italinë mund të largohet nga bardhezinjtë. 19 vjecari ishte mjaft i rëndësishëm për kombëtaren italiane në europian duke dhuruar mjaft asiste.
Por eksodi që ka përfshirë Juventusin, do prekë edhe Hasën. 19 vejcarit i skadon kontrata vitin tjetër dhe Juventusi do që ta shesë tani për të mos e lënë të largohet pas 1 viti falas.
Interes për Hasën ka shfaqur ekipi i Salernitaëns, që gjithashtu luan në Serinë A. Pra Hasa do largohet nga Juventusi por do mbetet në Serinë A.
Luis Hasa



