Shikoni ndeshjen e “çmendur”. 8 gola, 3 kartona të kuq e 100 minuta lojë. Lazio-Udinese mbyllet 4-4

Shikoni ndeshjen e “çmendur”. 8 gola, 3 kartona të kuq e

Një Lazio e jashtëzakonshme por shumë e brishtë nuk arriti të fitonte një ndeshje të çmendur në “Olimpico” ndaj Udineses. Bardhekaltërit që vinin pas 2 humbjeve radhazi, duhej të fitonin me çdo kusht dhe për pak e arritën në mënyrën më të jashtëzakonshme duke përmbysur 3 gola por në fund një ndeshje e çmendur mbyllet 4-4.

Një dygolësh i Beto vuri në vështirësi Lazion pas 32 minutave lojë ndërsa Immobile shkurtoi diferencën por sërish Molina realizoi për friulët për ta mbyllur fraksionin e pare 1-3.

Pjesa e dytë nis ofensiva e Lazios që me Pedro shkurton diferencën dhe në 56’ Saviç vendos barazpeshën duke çmendur tifozët. Një minutë më vonë Patriç lë me të kuq skuadrën e Sarrit në fushë duke ia bërë më të vështirë përmbysjen por është Acerbi që në 79’ shënon golin e fitores teksa 10 minuta më pare edhe Molina la Udinesen me një lojtarë më pak.

Kur dukej se fitorja ishte në xhep për Lazion, Udinese nxjerr sërish diçka nga repertori dhe në 99 Tolgay Arslan arrin të barazojë një sfidë totalisht të çmendur e cila mbyllet pas 100 minutash lojë dhe 3 kartonave të kuq./Ora News/.

EMISIONET